Dialogu Shkup-Sofje, Kovaçevski, zgjidhje të shpejtë, jo të nxituar

07.04.2022 15:48

Dialogu mes Shkupit dhe Sofjes vazhdon....

Dialogu mes Shkupit dhe Sofjes vazhdon, por ende s’ka asgjë të re. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ai pret zgjidhje të shpejtë por, jo zgjidhje të nxituar. Mohon spekulimet se palët po zhvillojnë edhe negociata të fshehta, ndërkaq njoftoi se MPJ po procedon informatën se zyrtarë shtetëror kanë minuar negociatat me Bullgarinë megjithatë, nuk zbuloi më shumë pasi, sipas tij, bëhet fjalë për informata të klasifikuara.

“Nuk ekziston asnjë negocim apo marrëveshje e fshehtë. Me bullgarinë kemi marrëdhënie që bazohen në komunikim të sinqertë mes dy qeverive dhe dy kryeministrave. Sapo të ketë dokument apo zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dy palët atëherë atë do ta komunikojmë. Për momentin një zgjidhje e tillë nuk ekziston.” – tha Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.     

Milloshovski: Kovaçevskit të raportojë në KPJ

Në ndërkohë deputetë të pozitës, përfshi edhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Antonio Milloshovski, ftojnë kryeministrin Kovaçevski që të raportoj para këtij trupi parlamentar për draft variantet që negocohen.

“Kovaçevski duhe të jetë i vetëdijshëm se qytetarët u kanë dhënë legjitimitet deputetëve dhe se është mirë që deputetët sëbashku me qeverinë të bisedojnë këto skica dokumentesh që shkruhen mes Shkupit dhe Sofjes. Presim që edhe deputetët e shumicës të interesohen se çfarë po negocohet mes Maqedonisë dhe Bullgarinë.” – u shpreh deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshovski.

Lejen: Bullgaria ta shtyjë procesin me mençuri

Bashkimi Evropian, nga ana tjetër, pret bashkëpunim më të madh të Bullgarisë në gjetjen e një zgjidhje me Maqedoninë për të zhbllokuar fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Luft anë Ukrainë nuk është pa ndikim, thotë shfja e KE-së, Ursula Von der Lajen.

“Asgjë s’do të jetë njësoj pas luftës në Ukrainë. Prandaj është shumë me rëndësi që të mbajmë premtimet ndaj miqve dhe partnerëve tanë. Pres nga Bullgaria që ta shtyjë procesin me mençuri siç e di se jeni të aftë ta bëni.” – deklaroi Kryetarja e KE-së, Ursula von der Lejen.  

Zëra brenda qeverisë bullgare thonë se kryeministri Petkov dëshiron të mundësojë fillimin e negociatave për anëtarësim brenda muajit qershor. Mirëpo kreu i partisë “Ka një popull të tillë” Sllavi Trifonov kërkon garanca për  respektimin e të drejtave të bullgarëve në Maqedoni. (Shpëtim Nuredini, TVM2)