Botë

Vazhdojnë luftimet në Ukrainë, forcat ruse të përqëndruara në Donbas

07.04.2022 15:57

Forcat ruse janë tërhequr nga rajoni i Kievit dhe Çernihivit, njoftojnë nga pentagoni...

Forcat ruse janë tërhequr nga rajoni i Kievit dhe Çernihivit, njoftojnë nga pentagoni, kjo vjen pasi Moska deklaroi se do ti fokusojë përpjekjet e saj në rajonin lindor-Donbas.
 
“Kanë përfunduar tërheqjen me qëllim që përsëri të konsolidohen dhe të përgatiten në Bejllorusi dhe Rusi. Aktualisht nuk ka ushtarë rus brenda Kievit dhe rreth tij, si dhe në Çernihiv. Rusët kanë kontroll vetën mbi disa vendbanime të vogla.”, tha Xhon Kirbi, zëdhënës i pentagonit.
 
Luftimet vazhdojnë në lindje të Ukrainës, njofton zëdhënësi forcave të armatosura të ukrainise.
 
“Armiku vazhdon na bllokojë qytetin Kharkov dhe për të kryer granatime artilerie. I gjithë Donjetsku dhe Tavria janë nën flakë, armiku vazhdon të granatojë me artileri lagjen Popasna.”, tha Oleksandr Shputun, kryetari i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainise.
 
Rusia edhe më tej pretendon se bombardon vetëm objektë ushtarake dhe jo civil.
 
“Divizionet e trupave të republikës popullore të Donjeckut kanë vazhduar ofanzivën, e ka pastruar tërsisht vendbanimi nga nacionalistët. Forcat e armatosura të federatës ruse, vazhdojnë të slmojnë infrastrukturën ushtarake të ukrainës. Janë shkatërruar katër baza të karburantit që shfrytëzoheshin nga ushtria ukrainase.”, tha Igor Konashenkov, zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes-Rusi.
 
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski i bëri thirrje popullit rus që të protestojnë kundër  kësaj lufte, pas publikimit të fotografive me trupat e civilëve të vrarë në Bucha.
 
“Nëse qëndroni për paqen, nëse pak turpëroheni për punët që bëjnë trupat ruse në Ukrainë, tani është moment I duhur që të kërkoni të ndalet kjo luftë. Duhet të dilni të gjithë në rrugë dhe të protestoni.”, tha Volodimir Zelenski, president i Ukrainës.
 
Zelenki tha se Rusia nuk do të ikë nga përgjegjësia për numrin e lartë të të vrarëve në Ukrainë. Për krimet e kryera edhe parlamenti Evropjan e dënoi Rusinë duke ndaluar tërsisht importin e gazit dhe naftës. me 513 vota për, 22 kundër dhe 19 abstenim deputetët e Parlamentit të Evropës votuan për ndalimin e këtyre karbirantëve.
 
FARIJE DAUTI BAKIU