Botë

NATO: Ndihmë në armatim të rëndë për Ukrainën

07.04.2022 16:14

Ukraina do të pranon mjete ushtarake dhe armatim të rëndë në mënyrë që të përballet me agresorin rus...

Ukraina do të pranon mjete ushtarake dhe armatim të rëndë në mënyrë që të përballet me agresorin rus, vendosën njëzëri vendet anëtare të aleancës veri-atlantike. U arrit marrëveshje edhe në mbështetjen e hetimit ndërkombëtar, për të siguruar ndëshkimin e autorëve për mizoritë e kryera në Buça dhe në vendet tjera të Ukrainës.Sekretari i NATO-s Stoltenberg theksoi se siguria ndërkombëtare gjendet përpara sfidave dhe komplikimeve  të paparashikueshme.

“U dakorduam  që ta përforcojmë mbështetjen tonë për Ukrainën, kështu që Ukraina të mbizotërojë përballë pushtimit rus.  U pajtuam se duhet të mbështesim partnerët tjerë rajonal nën presion.  Të vërtetohen faktet dhe të ketë përgjegjësi  për vrasjet e tmershme në Buça dhen ë vendet tjera. Implikimet e pushtimit rus janë globale dhe do të jenë afatgjate, prandaj ajo çka po ndodh në Ukrainë, do të vëzhgohet për së afërmi nga mbarë bota.”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
 
Ministri i jashtëm  ukrainaz  me thirrje ndaj shteteve anëtare të NATO-s për t’a ndihmuar  shtetin e tij me municion luftarak.
 
“U bëj thirrje të gjithë aleatëve që t’i tejkalojnë  të gjitha hezitimet e tyre për t’i ofruar Ukrainës gjithçka që i nevojitet. Edhe pse është e trishtueshme, armët sot shërbejnë për paqe.”, tha Dmitro Kuleba, ministër i jashtëm i Ukrainës.
 
Rusisë duhet t’i izolohet ndikimi i saj në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të vazhdohet me sanksione, theksoi shefi i diplomacisë së BE-së, Zhozef Borel.
 
“Duhet më shumë armë për Ukrainë me qëllim që t’i rrezistojë agresionit rus. Më shumë izolim të Rusisë në bashkësinë ndërkombëtare dhe më shumë sanksione.”, tha Zhozef Borell, shef i diplomacisë së BE-së.
 
Ministrat e NATO-s diskutuan gjithashtu  edhe  konceptin e ri strategjik të NATO-s, që trajton realitietin e ri të sigurisë ndërkombëtare, pasojat nga agresioni rus dhe ndryshimin e ekuilibrit të  fuqive globale.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU