Aktgjykimi “Lidhja Ndërkombëtare”, Jovanovski 9 vite burg, Remenski lirohet
Gjykata penale ka shpallur fajtorë Bojan Jovanovskin....

Gjykata penale ka shpallur fajtorë Bojan Jovanovskin dhe 4 të akuzuarit e tjerë bashkëpunotë në rastin"Lidhja Ndërkombëtare”, ndërsa ka liruar nga akuza Frosina Remenskin.
Jovanovski i njohur si “Boki-13”, është dënuar me 9 vite burg për mashtrim dhe larje parash”. E akuzuara Jasna Ercegoviq është dënuar me 4 vjet burg. E akuzuara Hristina Blazhevska është dënuar me një vit burg, ndërsa babai i Jovanovskit, Mile Jovanovski është dënuar me kusht.
Fajtor është edhe subjekti juridik "Lidhja ndërkombtare", e cila duhet të paguaj 1 milion denarë.
“I akuzuari Bojan Jovanvski është fajtorë pasi që me aktivitet e thëna më herët ka kryer vepër penale "mashtrim"nga neni 247, paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 45 nga Kodi Penal dhe veprën penale larje parash dhe përfitime tjera nga vepra penale. Prokurori publik nuk ka vërtetuar se e akuzuara Remenski ka kryer vepër penale për të cilën është ndjekur” – tha Gjykatësja, Sofçe Gavrilovska.
Prokurorja për krim të organizuar dhe korrupsion nuk arsyeton lirimin e Remenskit nga akuza, ndërsa thekson se pas pranimit të aktvenidmit në fjalë do të shqyrtojnë mundësinë për ankimin e vendimit.
“Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë dëshmie duhet të keni për ndikimin më shumë se atë që e thanë dy të dëmtuarit në dëshmitë e tyre para gjykatës, ndërsa ajo është se pikërisht prania e të akuzuarës në takime, pra edhe siç u tha më herët dhe u pranua nga gjykata, përfaqësues nga Qeveria na bindi se këto janë projekte të qeverisë” – deklaroi Prokurorja publike, Ivana Trajçeva.
Remenski e cila u lirua nga akuza thekson se është e kënaqur nga vendimi i gjykatës.
“Unë jam e kënaqur nga vendimi i sotëm. Më shumë se 2 vjet, fizikisht, psiqikisht dhe emocionalisht kalova këtë proces. Kërkoj mirëkuptim, sot dua të marrë aktvendimin dhe ta lexoj” – theksoi e akuzuara, Frosina Remenski.
Ndërkohë i akuzuari Mile Jovanovski, babai i “Boki 13”, tha se ky vendim është hakmarrës.
“Definitivisht sot vdiq drejtësia në Maqedoni, ka vdekur edhe prokuroria e Ruskovskës dhe gjykata e Xholevit. Sot kishte vendime hakmarrëse, pa dëshmi ata i rregullojnë, ndërsa atyre u përshtatet” – tha i akuzuari Mile Jovanovski.
Gjatë shqiptimit të dënimit edhe Bojan Jovanovski akuzoi gjykatësen se ky aktgjykim është dëshmi se ju jeni shërbëtor i Zoran Zaevit.
Prokuroria pretendoi se në këtë rast dy biznesmenët Siljan Micevski dhe Ardian Amzoski janë mashtruar me projektet për ndërtimin e Qendrës Evropiane për të rritur dhe shërbime mobile dhe kanë dhënë pothuajse një milion euro.
Jovanovski ka edhe dënim të plotfuqishëm për rastin "Zhvatja”. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
