Maqedoni

Ohër – Strugë, peshkimi i ndaluar, peshku i Ohrit është ofertë ekskluzive në restorante

07.04.2022 16:31

Peshkimi është i ndaluar, dhe peshku i Ohrit është ofertë ekskluzive në restorantet buzë liqenit....

Peshkimi është i ndaluar, dhe peshku i Ohrit është ofertë ekskluzive në restorantet buzë liqenit. Ndonëse është në fuqi moratoriumi i peshkimit, në liqenin e Ohrit nuk ka asnjë koncesionar dhe peshkatar. OJQ-të thonë se për këtë arsye liqeni është mbushur me hajdutë peshqish, të cilët në garë për fitim po shkatërrojnë stokun e peshkut, duke mos u kujdesur për mbijetesën e peshqve, disa prej të cilëve janë fosile të gjalla. Nga ana tjetër, policia kryen kontrolle të shpeshta aksionale për të luftuar këtë dukuri. Vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti janë gjetur dhe konfiskuar 227 rrjeta peshkimi, ndërsa ndaj katër personave janë ngritur kallëzime penale.
 
“Nga kontrollet e tyre të kryera në ujërat e liqenit të Ohrit dhe në bregdet, janë gjetur dhe sekuestruar 227 rrjeta peshkimi në gjatësi prej 13700 metrash me gjithsej 123 peshq të kapur, 5 kg troftë e Ohrit dhe lloje të tjera peshqish.”, tha Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër. 
 
Shumica e aksioneve zhvillohen në bregun lindor të liqenit, ndërsa mungojnë në sferën Strugë – Kalishtë – Radozhdë, ku personat që peshkojnë pa leje veprojnë pa probleme, thonë nga organizatat joqeveritare, të cilat kërkojnë intensifikimin e kontrolleve në Strugë.
 
“Nuk ka asnjë selektivitet, nëse ato zbatohen në pjesën e Ohrit apo të Strugës të liqenit. Ato kryhen në orare të ndryshme, pjesë të ditës dhe të natës, në përputhje me informacionet e marra nga punonjësit e policisë.”, tha Dimoski.
 
Vitin e kaluar policia e liqenit ka kryer 279 kontrolle aksionale, ka sekuestruar 405 rrjeta peshkimi në një gjatësi prej 26 km me 300 kg peshk. Shtatë persona janë akuzuar për peshkim të paligjshëm. 
 
ILMIJE ZHAKU