Botë

Sulmohet me granata dhe armë zyra e Erdogan

02.01.2015 14:55

Duket se Presidenti Turk, Rexhep Taip Erdogan, nuk do ta ketë lehtë të drejtojë Turqinë këtë vit ku sapo kemi hyrë...

Që në ditën e parë të punës, selia e tij është sulmuar me granata dhe armë zjarri. Për fat të mirë ,  granata nuk shpërtheu dhe nga ngjarja nuk pati të lënduar.  
 
Ndërkohë policia njoftoi se autori i ngjarjes u arrestua në Dolmabahce Palace në Stamboll.
 
“Ne e dimë identitetin e tij dhe lidhjet që ai ka, por nuk duam që t’i bëjmë publike. Ai ka qenë për disa kohë edhe në burg”, tha shefi i policisë së Stambollit, Selami Altiok.
 
Autori kishte një armë automatike, dy granata të tjera dhe një bombë artizanale. Policia dhe oficerët e sigurisë, disa prej të cilëve ishin të veshur me kostume të kuq ceremonial në nder të themeluesit të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturkut, rrethuan zonën.
 
I dyshuari u dërgua polici, ndërsa një ekip bëri të mundur shpërthimin e kontrolluar të granatës.
 
Por lidhur me ngjarjen ende nuk dihen shkaqet e këtij veprimi, pavarësisht se qytetarët protestuan prej javësh kundër qëndrimeve të Presidentit