Maqedoni
MMJPH: Regjisër digjital i subjekteve që posedojnë leje mjedisore të integruara A dhe B
07.04.2022 17:18
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon publikun....

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon publikun se nga dita e sotme është në dispozicion regjistri digjital i subjekteve që posedojnë leje të integruara A dhe B. Të dhënat janë të digjitalizuara, të hartuara dhe të plotësuara me të dhëna për subjektin.
Platforma është zhvilluar në kuadër të Ministrisë dhe është në dispozicion në gjuhën maqedone, shqipe dhe angleze në linkun vijues: https://registers.mk.
Nga java e ardhshme do të jenë të disponueshme të dhënat për ndërtesat publike që përdorin lëndë joekologjike për ngrohje.
