Botë

Italia “heq dorë” nga gazi rus: Kemi rezerva, po u vendos embargo e mbështesim!

07.04.2022 17:38

Italia i mbështet sanksionet mbi gazin rus, dhe këtë, kreu i ekzekutivit Italian, Mario Draghi....

Italia i mbështet sanksionet mbi gazin rus, dhe këtë, kreu i ekzekutivit Italian, Mario Draghi e pohoi hapur. Ai e bëri të qartë se ndonëse ndalimi i importeve të gazit nga Rusia nuk po konsiderohet në nivel të BE-së, nëse arrihet vërtet një konsensus për këtë çështje, Roma zyrtare do të pajtohet me të. “Një embargo gazi nuk është ende në tryezë dhe nuk e di nëse do të jetë ndonjëherë“, tha ai për gazetarët.
 
Në fund të marsit, Vladimir Putin nisi një formë të re presioni ndaj vendeve europiane duke nënshkruar një dekret ku thuhej se blerësit e huaj duhet të paguajnë në rubla për gazin rus nga 1 prilli dhe kontratat do të ndërpriteshin nëse këto pagesa nuk do të kryhen. Vendet e Bashkimit Evropian përveç Hungarisë e kanë kundërshtuar këtë formë të pagesës.
 
Pas njoftimit nga disa vende europiane për dëbimin e diplomatëve rusë, Komisioni Europian propozoi një paketë të pestë sanksionesh, që përfshin dhe një ndalim të importeve të qymyrit rus, që do të hynte në fuqi pas miratimit unanimisht nga ambasadorët e bllokut prej 27-vendesh.