Maqedoni

ASH: Kë po mbron Xhaferi?

07.04.2022 18:09

Aleanca për Shqiptarët i është kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi lidhur me arsyetimin e anulimit të mbledhjes...

Aleanca për Shqiptarët i është kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi lidhur me arsyetimin e anulimit të mbledhjes së komisionit anketues për të drejtat dhe liritë e njeriut të thirrur nga deputeti i kësaj partie Halil Snopçe. Nga kjo parti pyetën kë po mbronë Talat Xhaferi? 
 
“Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, duke tentuar t’i përgjigjet kolegut Halil Snopçe dje, vetëm se deklaroi disa arsyetime boshe dhe konfirmoi se ka bërë obstruksion duke e anuluar mbledhjen e Komisionit Anketues për të drejtat dhe liritë e njeriut. Përveç kësaj, Xhaferi shpalosi edhe diçka tjetër, një shpifje se kryetari i komisionit, Halil Snopçe, e paska akuzuar atë se mbron dikë. Theksojmë se, kolegu Snopçe nuk tha një gjë të tillë dhe ju ftoj ta ndiqni mirë konferencën e tij. Një thënie popullore thotë "mos e vet se t'kallxon vetë". Pasiqë Xhaferi me gojën e vetë hapi një temë të tillë, vlerësojmë se opinioni e veçanërisht familjarët meritojnë ta dinë të vërtetën se kë po fsheh dhe mbron Talat Xhaferi në tragjeditë e fundit ku humbën jetën dhjetëra qytetarë të pafajshëm.”, tha deputetja Ilire Dauti.