Maqedoni
Digjet një kafene në qendrën tregtare Biser
02.01.2015 15:40
Një kafene në qendrën tregtare "Biser" në komunën Aerodrom të Shkupit herët në mëngjesin e sotëm është kapluar nga zjarri...

Komandanti i Brigadës për shuarje të zjarrit Bllagoja menkovski deklaroi se në orën 03:25 është denoncuar zjarr me ç'rast është intervenuar me 15 zjarrfikës dhe shtatë automjete zjarrfikëse.
"Zjarri është lokalizuar dhe nuk është lejuar zgjerimi i tij në objektet e rrethinës", theksoi Menkovski.
Në zjarr është përfshirë sipërfaqe prej rreth 200 metra katrorë. Arsyet në mënyrë plotësuese do të konfirmohen./mia
