Selanik, fillon punimet forumi ekonomik “Delfi”,pjesë e saj edhe delegacioni Qeveritar nga RMV
Në Selanik të Greqisë fillon Forumi i 7 ekonomik Delfi...

Në Selanik të Greqisë fillon Forumi i 7 ekonomik Delfi.Në Forum do të merr pjesë edhe delegacioni qeveritar nga RMV, i kryesuar nga kryeministri Kovacevski.
Në këtë forum Minitri I Ekonomisë kreshnik Bekteshi përmes fjalimit të tij do të qaset krizës në Ukrainë dhe ndikimit të saj në ekonomitë e vendeve të rajonit.
Në kuadër të punimeve të Forumit, kryeministri Kovaçevski pritet të zhvillojë takime pune me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe The Ëestern Ballkani, Miroslav Lajçak, si dhe homologu i tij kosovar Albin Kurti, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Gjithashtu, janë planifikuar takime me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe me ish-kryeministrin e Greqisë dhe liderin e “Syriza”, Alexis Tsipras.
Të pranishëm në Forum janë edhe kryeministrat e Bullgarisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi, i cili këtë vit parasheh një seksion të veçantë kushtuar Ballkanit Perëndimor.
