Finlanda do të aplikojë për t’u bërë pjesë e NATO brenda disa javësh

08.04.2022 10:55

Finlanda është vetëm disa javë larg dorëzimit të aplikimit.....

Finlanda  është vetëm disa javë larg dorëzimit të aplikimit për t’u bërë pjesë e Natos-s, pavarësisht kërcënimeve ruse se një lëvizje e tillë do të sillte shkatërrimin e vendit”.

Kjo deklaratë vjen nga ish-kryeministri Alexander Stubb, i cili drejtoi qeverinë e vendit nordik në 2014 dhe 2015, i cili specifikoi se aplikimi për t’u bërë pjesë e aleancës mund të ndodhë brenda muajit maj.

“Ka pasur një përpjekje të mirëfilltë për të krijuar një marrëdhënie funksionale me Rusinë, dhe tani që njerëzit e shohin se kjo është e pamundur, nën regjimin e Putin, kanë ndryshuar mendimin e tyre”, tha ish-kryeministri Stubb i cilësoi kërcënimet ruse si tronditëse,  duke shtuar se pas kësaj do të kishte një rritje të sulmeve kibernetike nga ana e Kremlinit.

Por ligjvënësi rus, Vladimir Dzhabarov tha këtë javë se nuk ka gjasa që finlandezët vetë të nënshkruajnë një dokument për shkatërrimin e vendit të tyre, duke kërcënuar një përsëritje të pushtimit të Ukrainës, i cili u nxit pjesërisht nga dëshira e saj për t’iu bashkuar me NATO-n.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov shtoi se nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, atëherë Rusia do të duhet të ribalancojë situatën me masat e saj.