Botë
Dy incidente të aeroplanëve në të njëjtën kohë në Britani të Madhe
02.01.2015 15:48
Dy incidente gjatë aterimit të dy aeroplanëve udhëtues të vegjël në të njëjtën kohë ndodhën sot në dy pjesë të Britanisë së Madhe...

Në incidentin e parë në lindje të Londrës, aeroplani detyrimisht është dashur të aterojë, për shkak të zjarrit në njërin nga motorët, derisa fluturakja tjetër e ka huqur pistën dhe është ndalur me "hundë" në bar.
Në të dy incidentet që kanë ndodhur në mëngjes në orën 08:30 minuta sipas kohës britanike, dy persona janë lënduar vetëm në aeroplanin që nuk arriti të ndalojë në pistë.
Të dy udhëtarët me lëndime më të lehta janë transferuar në spital.
