LSDM dhe VMRO – DPMNE përplasen për koston e jetesës
Enti Shtetëror i Statistikave...

Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar shpenzimet për jetesë në mars të cilat janë rritur për 8,8% në krahasim me vitin e kaluar ndërsa çmimet me pakice për 9,6%. LSDM thonë se qeveria e tyre ka ndërmarë në kohë të gjitha masat për tu përballur me krizën duke mbrojtur standardin e qytetarëve, duke ju ndihmuar kompanive si dhe duke rritur pagat.
“Në këto katër vite e gjysmë pagat në arsim janë rritur me 20 %, në shëndetësi mjekët marrin 23-40 % paga më të larta, punonjësit e kopshteve tani marrin rroga 21 % më shumë se katër vite më parë si dhe janë rritur edhe pagat në mbrojtje, polici, kulturë dhe administratë publike. Rritja e pagës minimale do të pasohet me harmonizim të të gjitha pagave, në përputhje me afatin e paraparë në Ligjin për pagën minimale” – tha Fanica Nikollovska nga LSDM.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së të cilët thonë se numrat e dëshmojnë të kundërtën nga ajo që e thotë LSDM.
“Sipas të dhënave shihet se masat e LSDM-së nuk janë shumë të suksesshme në përballjen me krizën ekonomike. Mbi 35% e qytetarëve jetojnë në rrezik nga varfëria dhe rritja e ekonomisë është më e ulëta në krahasim me të gjitha vendet e rajonit. Për një vit e gjysmë, karburantet u rritën me 70%, energjia elektrike me 30%, ngrohja me 15%, buka u rrit me 110%, dhe të gjitha ushqimet e tjera bazë u rritën me 30-50%”.- thuhet në kumtesën e VMRO-DPMN-së
Shporta konsumatore sipas LOE në mars të vitit 2021 ka qenë 33.772 denarë, ndërsa këtë vit është 36.768 denarë, apo e njejta është rritur për rreth 3 mijë deanrë, ndërsa pagat në periudhën e fundit nuk janë rritur. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
