Botë
Lufta në Ukrainë ashpërsohet, edhe BE–ja ashpërson sanksionet ndaj Rusisë
08.04.2022 15:38
Bombardimet ruse në Ukrainë vazhdojnë të jenë edhe më të ashpra, ku humbin jetën me dhjetra civil çdo ditë..

Bombardimet ruse në Ukrainë vazhdojnë të jenë edhe më të ashpra, ku humbin jetën me dhjetra civil çdo ditë. Nga ana tjetër edhe BE-ja ashpërson sanksionet ndaj Rusisë Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell udhëtuan drejt Kievit, dhe prezentuan pakon e re të sanksioneve ndaj Rusisë. Leyer njoftoi se janë duke përgatitur masa akoma më të ashpra ndaj Moskës me qëllim që të izolohet në aspektin ekonomik, financiar dhe diplomatik dhe të largohet.
“Përgjigja jonë e përbashkët ndaj invazionit rus ishte e fuqishme, e kordinuar shpejt dhe shumë e vendosur. Kjo krizë ka hedhur dritë mbi varësinë tonë nga Rusia prej të cilës duhet të shpëtojmë tërsisht. Në rradhë të parë do të fillojmë me lëndët djegëse fosile-ruse. Prandaj nga mesi I muajit maj do të prezentojmë planin për shkëputjen nga varsia e gazit rus, naftës dhe qymyrit.”, tha Ursula von der Leyer, shefja e Komisionit Evropian.
Bashkë me katër pakot tjera, këto sanksione do të shtojnë presionin ekonomik ndaj Kremlinit dhe do të vështirësojnë aftësinë për të financuar pushtimin e Ukrainës,deklaron blloku evropian. Presidenti i Ukrainës e përshendeti vendimin e BE-së por kërkon mëshumë armatim për të mposhtur Rusinë.
“Nevojiten më shumë sanksione që të ndalohet Rusia dhe kjo luftë, fillimisht na duhen armë që do të na mundësojnë të fitojmë këtë betejë. Rusia dhe ushtria e saj janë kërrcënimi më i madh në planet e lirisë, pavarsisë së njerëzve dhe konceptit të të drejtave të njeriut.”, tha Volodimir Zelenski, president i Ukrainës.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se Rusia ka humbur shumë ushtarë në Ukrainë dhe se kjo luftë është afër fundit.
“Ushtria jonë bën gjithcka që ti jepet fund operacionit, me shpresën që operacionët ushtarake do ti arrijnë qëllimet e tyre ose do ta përbyllim këtë luftë me negociata mes delagacionit Rus dhe delegacionit ukrainas.”, tha Dmitri Peskov, zëdhënësi i Kremlinit.
Granatimet vazhdojnë në terren, Odessa ishte shënjestër e sulmeve ditore ,në Bucha varrosen të vrarët, shumica e tyre janë varrosur nëpër oborret e shtëpive. Fqinjët e tyre janë dëshmitarë se si ushtarët rus i vranë.
“Fqinji ua hapi derën ushtarëve rus, më pas ata e vranë me kondakun e pushkës.”, u shpreh një dëshmitar.
“Kjo është një makth, uroj që askush mos e përjetojë këtë. Granatime, eksplodime, njerëz që I njihni I pushkatojnë para syve tanë, kjo nuk mund të përshkruhet me fjalë.”, tha një dëshmitar.
Kryeministja e Ukrainës Irina Vereshcuk njoftoi se gjatë ditës janë hapur 10 koridore humanitare për evakuimin e civilëve.
FARIJE DAUTI BAKIU
