Maqedoni
Takimi Kovaçevski – Eskobar në forumin “Delfi”: Të përshpejtohet integrimi i RMV-së në BE
08.04.2022 16:24
Integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian duhet të ndodh sa më shpejt...

Integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian duhet të ndodh sa më shpejt, sepse çdo shtyerje e mëtutjeshme, shkon në dëm të shtetit, duke shkaktuar edhe pasoja rajonale. Ky ka qenë konkludimi i përbashkët mes kryeministrit Kovaçevski dhe zëvendës-ndihmës sekretari amerikan të shtetit, Eskobar, në takimin e tyre dypalësh në kuadër të forumit ekonomik "Delfi" në Greqi.
“Duhet të shpejtohet procesi integrues i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian me filimin e bisedimeve. SHBA-të japin mbështetje në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët dhe të pranuar mes palëve, për çështjet e hapura.”, tha zv. ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar.
Në raport me Bullagrinë ka përparime të caktuara, ka thënë kryeministri Kovaçevski, por e sheh të nevojshme shtimin e fleksibilitetit të BE-së në përgatitjen e kornizës për fillimin e negociatave. Shefi i qeverisë Kovaçevski ështa takuar edhe me përfaqësuesin special për Ballkanin Perendimor, Mirosllav Lajçak. Janë dakorduar në qëndrimin se situata në Ukrainë mund të ketë pasoja në sigurinë dhe stabiliteitn e rajonit dhe të Evropës.
“Është siguruar vazhdimësi e qëndrueshme e përcaktimeve strategjike politike për të mbështetur proceset për pjesëmarrjen aktive të Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe për të përshpejtuar integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.”, tha kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski.
Bisedimet me Bullgarinë, Petkov: Secili vendim ndaj RMV-së, do të kalojë në kuvend
Ndërkohë nga Sofja zyrtare, kryeministri Petkov ka theksuar se secili vendim lidhur me kontestin me Maqedoninë e Veriut, do të kalojë patjetër votimin në kuvend, ndërkaq siguroi se nuk ka marrëveshje të re dhe as nuk zhvillohen bisedime të fshehta. Bisedimet i përmbahen vetëm marrëveshjes me Shkupin, ka thënë Petkov.
“Nëse duhet të bëhet ndonjë ndryshim, duhet së pari të kalojë në këshillin ministror, në kuvendin kombëtar dhe tek partnerët e koalicionit. Nuk ka shancë të zhvillohen bisedime të fshehura.”, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov.
Petkov sërish potencoi rëndësinë e mbrotjes së pakicës bullgare në shtetin tonë dhe për këtë çështje sqaroi se Komisioni Evropian është shprehur i gatshëm të mbajë rolin e garantuesit për të drejtat bullgare jashtë kufirit shtetëror.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
