Botë
450 emigrantë në një anije pa ekuipazh
02.01.2015 16:33
Pjesëtarë të aviacionit italian po përpiqen t’i shpëtojnë qindra emigrantë nga anija tregtare pa ekuipazh, të cilën trafikantë me njerëz e lanë në Mesdhe...

Drejt anijes “Ezadin” me flamurin e Sierra Leones me 450 persona në kuvertë është dërguar një helikopter e në ndihmë po shkojnë edhe rojat e bregdetit.
Njëri nga emigrantët kishte dërguar këtë mesazh: “Nuk kemi ekuipazh, po ecim drejt bregdetit italian, por se kemi askënd për të drejtuar anijen”.
Drama e re në det erdhi dy ditë pasi marinarët italianë ndeshën anijen “Blue Sky M” me flamur të Moldavisë me së paku 700 emigrantë, kryesisht nga Siria, që lëvizte drejt bregut italian.
Anijen paraprakisht e kishin braktisur trafikantët me njerëz që vinin nga Turqia. Në prag të “Krishtlindjeve”, Italia shpëtoi nga brigjet e veta 2.300 njerëz nga deti i trazuar.
Sivjet, në brigjet italiane nga Afrika kanë arritur mbi 170 mijë veta.
Emigrantë nga Afrika dhe ikës nga luftërat në Lindje të Mesme, për një jetë më të mirë po përpiqen të hyjnë në Evropë përkundër shumë rreziqeve të mëdha nëpër det e tregtarë të pamëshirshëm njerëzish.
FARIJE DAUTI-BAKIU
