Maqedoni

Dita e romëve, regjistrimi i popullësisë jorelevant, Saliu: Jemi më shumë se 100 mijë romë

08.04.2022 17:02

Regjistrimi I popullësisë është jo relevant dhe nuk pasqyron numrin e vërtetë të romëve në vend..

Regjistrimi I popullësisë është jo relevant dhe nuk pasqyron numrin e vërtetë të romëve në vend, thonë nga Forca Demokratike e Romëve. Ata shtojnë se për interesat e tjerëve, gjegjësisht për të shtuar numrin e disa komuniteteve të tjera, është zvogëluar numri i komunitetit rom u thekuan sot në ditën e romëve. 
 
“Këto ditë do të dërëzojmë  letër me shkrim lidhur me këtë çeshtje që nuk  është e saktë se në maqedoni jetojnë 46.333 romë. Rezulton se në këto 20 vite nuk ka lindur asnjë rom, pra vetëm kanë vdekur romë unë personalisht mendoj se jemi më shumë se 100 mijë romë.”, tha Shaban Saliu, kryetar i Forcave Demikratike të Romëve.
  
Komuniteti rom në Maqedoninë e Veriut është shumë i vjetër dhe ka një histori të pasur, tha ambasadori i Indisë.
 
“Jam shumë i lumtur që shoh se komuniteti rom po zhvillohet vazhdimisht dhe ka arritje të reja në Maqedoninë e Veriut. Është për t'u theksuar se romët janë të përfshirë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut si kombësi.Komuniteti rom në Maqedoninë e Veriut është shumë i vjetër dhe ka një histori të pasur.”, tha Sanjay Rana, ambasadori i Indisë në RMV.
 
Qeveria shënoi ditën e romëve ku pjesëmarrësit në ngjarjen e sotëm e theksuan rëndësinë e politikave thelbësore për avancimin e komunitetit rom bazuar në Strategjinë e miratuar për Gjithëpërfshirje të Romëve 2022-2030, si pjesë e politikave publike për barazimin e shkallës së përfshirjes dhe integrimit të këtij komuniteti në shoqëri 
 
REJHANE BUSHI METAJ