Maqedoni
Procesi hetimor ndaj Zekirit, reagojnë partitë politike
08.04.2022 17:25
Nisja e hetimit nga prokuroria e Përgjithshme ndaj sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri...

Nisja e hetimit nga prokuroria e Përgjithshme ndaj sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, shkaktoi reagime të shumta në opinion. Kryeministri Kovaçevski i pëshëndeti dorëhqejn e Zekirit ndrësa u shpreh se derisa nuk ka një vendim të organeve gjyqësore të rrespektohet prezumimi i pafajësisë.
“E respektoj vendimin e Muhamed Zekirit që të tërhiqet nga funksioni. Është një akt i përgjegjësisë politike. Pres një procedurë tërësisht transparente dhe të pavarur nga Prokuroria dhe organet e drejtësisë dhe respektim të plotë të prezumimit të pafajësisë. Qeveria së shpejti do të fillojë procedurën për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Për fillimin e një procesi hetimor ndaj Zekirit kanë reaguar edhe subjektet politike.
“Ne edhe në të kaluarën kemi pasur dyshimet në objektivitetin e punës së kësaj qeverie. Nëse ajo është e vërtëtë atëherë është shqëtsëuese, se një Rashkovski po ndrohet me një Rashkovski tjetër. Por opinion duhet ta dij se ato vjedhin për dike tjetër që I ka vendosur aty. Shumë pak ngel për ato, atyre ju ngel turpi.”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
“Të dy sekretarët e përgjithshëm të qeverisë të emëruar nga Zoran Zaev po bien nga pozitat e tyre për arsye korruptive. Falënderoj partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-të dhe BE-në, që vazhdimisht i kujtojnë gjyqësorit se duhet patjetër të shohim dënime përfundimtare në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë nëse duam t’i japim fund kulturës së mosndëshkimit, të kthejmë besimin e qytetarëve në drejtësinë dhe të zhbllokojmë procesin e anëtarësimit në BE.”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.
“Uroj që organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre ashtu siç kërkohet nga qytetarët. Mua më vjen mirë që në këtë rast, Prokuroria ka ndërmarrë hapa konkrete. Unë do të kisha dashur edhe për funksionarë të tjerë të partive të tjera, pjesë të pushtetit, Prokuroria dhe organet të kenë të njëjtën masë dhe të njëjtën qasje, pasi kemi edhe plot lëndë të tjera.”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.
Prokuroria e Përgjithshme Publike që në orët e mëngjesit të së premtes njoftoi se ka ngritur procedure hetimore ndaj Ish sekretarit të Qeverisë, Zekiri I cili dyshohet se bashk me dy shtetas të tjerë kroat, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e dëmtuar arkën e shtetit.
MERITA GASHI
