Maqedoni

Komisioni për antikorrupsion: Realizimi i strategjisë është i dobët

08.04.2022 17:52

Strategjia nacionale për parandalimin e korrupsionit fare pak respektohet nga ana e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e sajë..

Strategjia nacionale për parandalimin e korrupsionit fare pak respektohet nga ana e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e sajë, alarmojnë sërisht nga antikorrupsioni. Ata kërkojnë nga Qevria të mirren masa për respektimin e Strategjisë. Në sektorin e jursiprudenës ka përqindje të madhe të realizimit të aktiviteteve por të njejtat kanë të bëjnë vetëm me trajnime, në sektorin media dhe shoqëri civile janë realizuar 67% të aktiviteteve, tek Furnizime publike 33%, dhe në arsim 22%. Realizim zero të aktiviteteve ka sektori për punë dhe politik sociale, bujqësi dhe sporti.
 
“Më shumë se 50% e aktiviteteve të propozuara as që kanë filluar të realizohen. Janë realizuar vetëm 20%, ndërsa diku rreth 27%  të aktiviteteve janë në realizim e sipër. Këtë të dhëna janë shqetësuese. Ajo që do të propozojmë në Kuvend është që të ketë përgjegjësi dhe llogaridhënie për ata persona përgjegjës që nuk i zbatojnë aktivitetet e parapara me strategji.”, tha kryetarja e Komisionit për Antikorrupcion, Biljana Ivanova.
 
Nga antikorrupsioni do të propozojnë ndryshime të Strategjisë. 
 
“Nga puna e deritanishme del që kemi 2 probleme të reja që duhet ti fusim në strategji dhe ajo është funksioni i shërbimeve të inspektoriatit dhe kujdesi për pronën shtetërore. Këto probleme janë të pranishme në të gjitha sektoret siç është punësimi. Ndryshime do të ketë edhe në pjesën e afateve pasi disa aktivitete të parapara për vitin 2021 e që nuk janë kryer pra janë rreth 89 aktvitete të cilat duhet të kalohen në vitin 2022.”, tha Ivanova.
 
Strategjia nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave i miratuar në Kuvend duhet të zbatohet nga viti 2021-2025.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI