Maqedoni

ASH: Akuzon ministrin Shaqiri për ti marrë kompetencat Shutkës

08.04.2022 18:30

Aleanca për Shqiptarët quan skandaloz vendimin e ministrit të arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri...

Aleanca për Shqiptarët quan skandaloz vendimin e ministrit të arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri, për t’i marrë kompetencat Komunës Shuto Orizarë. Konsiderojnë ministri ka marrë këtë vendim vetëm për t’i bërë favor bashkëpartiakut të tij, Driton Ganiu, vëlla i kreut të Komunës Çair, Visar Ganiu.
 
“Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në mënyrë të paligjshme ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal dhe duke i thyer të gjitha aktet ligjore bën emërimin e drejtorit në shkollën fillore "26 Korriku" në Shuto Orizare. Më saktë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, vendimin e tij skandaloz e sjell, pasi që vëllaut të kryetarit të Komunës së Çairit, Driton Ganiu, i skadon afati si drejtor në shkollën fillore "26 Korriku" dhe në bazë të afateve ligjore kryetari i Komunës së Shuto Orizares emëron ushtrues detyre në këtë shkollë.”, tha Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët.