Maqedoni
Përkujdesje kolektive për këndin e lojërave
02.01.2015 17:09
Pushimi dimëror po shfrytëzohet maksimalisht nga fëmijët e Komunës së Çairit...

Këtë e mundësoi rinovimi i lodrave dhe mjeteve për rekreacion që ofron parku.
Komuna e Çairit për këtë vit ka paraparë ndërtimin e këndeve me lodra për fëmijë edhe në disa lokacione në lagjet e kesaj komune.
Me shumë entuziazëm këndin e lojërave e kanë mirpritur fëmijët, të cilët ishin të impresionuar nga lojërat që ishin në dispozicion.
“Erdha para gjysmë ore dhe po argëtoheshim me shoqëri”- u shpreh një fëmijë.
“Parku është rindërtuar, por ne nuk e ruajmë mirë. Ne argëtohemi, por nuk e ruajmë ambientin”- tha një fëmijë.
Banorët thonë se disa herë rradhazi komuna investon në këndin e lojërave, por mungon vetëdija për të ruajtur ambientin.
“Mirë është, ka qenë shumë mirë në fillim, vetëm tash e kanë shkatërruar pak, duhet të ketë dikush që të ruajë”- theksoi një banor.
“Kjo vlen për të rinjtë që janë në shkolla të mesme, shumica prej tyre i kanë prishur ato, nuk kanë vetëdije, shumë mirë kanë punuar, por ato nuk janë për njerëz të mëdhenj, nuk janë për shtazë”- tha një banor.
“Ne qytetarët nuk jemi të vetëdijshëm dhe gjithçka shkatërrojmë”- u shpreh një banor.
Ka edhe banorë të cilët kanë propozime konkrete për këtë çështje.
“Kisha propozuar deri te komuna, pasi që bën këtë investim të rregullimit dhe dy-tre herë ka pasur investime për këndin e fëmijëve, kisha propozuar deri te Izet Mexhiti, nëse nuk ka të punësuar për mirmbajtjen e këndit, të punësohet dhe të ketë edhe tabelë, ku do të shkruhet se cila moshë e fëmijëve mund t’i përdorë lojërat në këtë kënd të fëmijëve”- tha një banor.
Projekti u financua nga buxheti i Komunës së Çairit, e cila njëherësh kërkon që banorët të kujdesen për mirëmbajtjen e lojërave.
FLUTURA LATIFI
