Botë

Deputetja ukrainase: 700 njerëz janë vrarë dhe janë futur në varre masive në Chernihiv

08.04.2022 19:29

Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në javën e gjashtë, janë shfaqur imazhe të atyre që duken të jenë varre masive në Chernihiv....

Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në javën e gjashtë, janë shfaqur imazhe të atyre që duken të jenë varre masive në Chernihiv.
 
Imazhet, të cilat u shpërndanë nga deputetja ukrainase Lesia Vasylenko, vijnë pasi hetuesit mjeko-ligjorë filluan të zhvarrosnin një varr masiv në qytetin ukrainas Bucha sot.
 
Ajo tha se 700 njerëz kishin vrarë në qytetin verior.
 
Muajin e kaluar, kryetari i bashkisë së Chernihiv, Vladyslav Atroshenko, tha se banorët e qytetit kishin mbetur të bllokuar pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë ndërsa forcat ruse rrethuan rajonin.