Maqedoni

Zekri në paraburgim 30 ditorë në Shutkë, prokuroria nuk ka njohuri ku ndodhen paratë

09.04.2022 14:16

Pas disa orë të marrjes në pyetje në gjykatën penale...

Pas disa orë të marrjes në pyetje në gjykatën penale, sekretari i përgjithshëm i qeverisë tanimë i dorëhequr Muhamet Zekiri, rreth mesnatës përfundoi në paraburgim 30 ditorë, pasi gjykatësi i procedurës paraprake në gjykatën penale e pranoi kërkesën e prokurorisë dhe Zekiri u dërgua në burgun e Shutkës.
 
Nga gjykata penale bëjnë të ditur se palët kanë të drejtë ankese deri te këshilli penal i gjykatës.Vendim për paraburgim është shqiptuar edhe për dy të akuzuarit e tjerë, shtetas kroat të cilët për momentin janë të pa kapshëm. Sipas dëshmive të Prokurorisë, Zeqiri në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, ka lidhur marrëveshje për shërbime konsulente me një person juridik pa kryer procedurën e duhur të prokurimit publik.
 
Dyshohet se shtetasit kroatë e kanë ndihmuar dhe sipas prokurorisë e kanë dëmtuar buxhetin reth tetëqind mijë euro. Prokurorja Katerina Kolaroviq thot se tani për tani nuk dihet se ku janë paratë.  
 
“Gjithça që ishte siguruar si dokumentacion është në procedurë para hetimore që i është paraprirë prej disa muajsh. Nuk mund të them nëse janë harxhuar apo jo paratë, egziston drejtoria për zbulim financiar e cila provon ta konfirmijë lëvizjen e parave”, u shpreh prokurorja Katerina Kolaroviq. 
 
VMRO-DPMNE, sekretariati i qeverisë strofull e krimit 
 
Sekretriati i përgjithshëm i qeverisë është shndërruar në strofull të krimit dhe korupcionit, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE, duke komentuar paraburgimin e ish- sekretarit të përgjithshëm të qeverisë Muhamed Zekiri. Sipas VMRO-së, Zekiri pa shpallur tender ka bërë kontrata në vlerë prej 1 milion euro për dy shtetas kroat për studime fizibiliteti për shitjen e Postave të Maqedonisë. Por, këto krime Zekiri nuk i ka bërë kryje më vete, thonë nga VMRO-DPMNE. 
 
“Kjo vjedhje milionëshe e Zekirit, njejtë sikur edhe e Rashkovskit nuk e ka bërë vetë. Pas tyre qëndron një vjedhës më i madh dhe prandaj duhet të zgjerohet hetimi. Të gjithë e dini kush është ai. A është e mundur që njerëzit më të afërt të Zoran Zaevit të vjedhin, kurse ai të mos e di këtë gjë me vite? Apo, ta riformuloj fjalinë, a është e mundur që njerëzit e afërt të Zaevit të vjedhin, e atij të mos i japin asnjë euro?”, theksoi Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM, secili duhet të bartë përgjegjësi për vete
 
Nga ana tjetër nga LSDM thonë se pikërisht VMRO-DPMNE është simbol i krimit dhe korupcionit, ku anëtarë të saj janë të dënuar me burg për krim. Për dallim nga koha kur VMRO në pushtet, tani gjyqsori vepron si i lirë, shprehen nga partia në pushtet.
 
“Ka një dallim të madh nga koha e regjimit kur institucionet, gjyqësori dhe prokuroria ishin nën kontrollin e VMRO-DPMNE-së dhe në vend që të ndiqnin, mbronin krimin. Askujt nuk i ka shkuar në mendje të marrë përgjegjësi, as të japë dorëheqjen, sot nuk është më kështu. Nga ana tjetër, ne ofrojmë të gjitha kushtet që organet e drejtësisë të punojnë lirshëm dhe detyra e tyre është që përmes procedurave transparente të përcaktojnë nëse dikush ka abuzuar me pozitën dhe sipas provave që ka për të nisur procedimin apo jo”, u shpreh Daniella Nikollova nga LSDM.
 
Nga LSDM theksojnë se secili duhet të bartë përgjegjësi për vete. 
 
ERSAN PAJAZITI