Maqedoni
Kovaçevski, Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndomor
09.04.2022 14:52
Evropa nuk do të jetë e plotë pa pa përfshirjen e Ballkanit perëndomorë ka porositur kryemisnitri Kovaçevski...

Evropa nuk do të jetë e plotë pa pa përfshirjen e Ballkanit perëndomorë ka porositur kryemisnitri Kovaçevski në forumin ekonomik Delfi në Greqi, duke theksuar se lidhet e mira ekonomike nënkuptojnë investim në paqe.
Kryemsinitri ka theksuar se me një proces që po zgjat 18 vite është normale të rritet euro skepticizmi. Kovaçevski njëherit theksoi se Maqedonia e Veriut i ka harmonizuar ligjet me ato të BE-së.
“BE-ja të mbaj premtimet e saja pasi Maqedonia e Veriut e solli njërën nga vendimet më të rëndësishme në të kaluarën, ndërsa BE-ja nuk e plotësoi pjesën e sajë në atë moment. Kishte shum debate por nuk kishte veprim konkret. Vlerësoj se tani është koha sepse zgjerimi nuk është vetëm çështje zgjerimi por edhe çështje e rëndësisë gjeo strategjike lidhur me atë që po ndodhë në Ukrainë dhe lidhur me sulmet hibride e dezinformatat në rajon”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Osmani, BE-Ja të ndërmerr liderizëm strategjik në Ballkan
Integrimi i Ballkanit perëndimorë në BE ëshë investim gjeo-strategjik në sigurinë e Evropës ka thkesuar shefi i diplomacisë Bujar Osmani në panel diskutimin në forumin ekonomik në Delfi.
“Shpresoj se BE-ja do ta kuptojë rëndësinë e momentit dhe do të ndërmerr liderizëm strategjik në ballkanin perëndimorë, siç e bëri atë në vitin 2000 kur e ndërmorri liderizmin strategjik në vendet e evropës lindore. Mendoj se agresioni rus dëshmoi fatkeqësisht në mënyrë tragjike se sa ishte i rëndësishëm ai vendim për integrim të vendeve të evropës qëndrore dhe lindore”, theksoi shefi i diplomacisë Bujar Osmani.
Me nënshkrimin e marrveshjes së Prespës mardhëniet me Greqinë janë në nivel të lartë, ndërs ame Bullgarinë kemi bashkëpunim në shum sfera kanë theksuar Kovaçevski dhe Osmani.
FLORIJE BELULI KAMBERI
