Botë
Bashkimi Evropian, zgjerimi kushtëzohet me sanksionet ndaj Rusisë
09.04.2022 15:51
Bashkimi Europian ka vërejtje serioze për Serbinë, por edhe për shtetet tjera të cilat nuk kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë...

Bashkimi Europian ka vërejtje serioze për Serbinë, por edhe për shtetet tjera të cilat nuk kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.
Brukseli thotë se vendimet e ardhshme në procesin e zgjerimit do të kushtëzohen me sjelljen e këtyre shteteve ndaj sanksioneve kundër Rusisë dhe deklaratave të përgjithshme ndaj luftës në Ukrainë.
Zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka dekalruar se:
“BE-ja, apo më saktësisht vendet anëtare, në të ardhmen gjatë vendimeve që kanë të bëjnë me vendet përkatëse do të marrin parasysh nivelin e përshtatjes me qëndrimet e bllokut europian, deklaratat dhe solidaritetin e dëshmuar nga këto shtete për të mbrojtur dhe promovuar vlerat themelore të BE-së. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë përshtatur deri më tani plotësisht me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme. Ne presim dhe në këtë drejtim jemi angazhuar me vendet anëtare dhe partnerët në rajon, që t’ua shpjegojmë se sa është e rëndësishme në këto rrethana kur është rrezikuar rendi botëror i bazuar në ligje dhe rregulla, të mbështesin BE-në dhe të kenë qëndrimin e njëjtë me ne rreth sanksioneve”, ka dekalruar zëdhënës i BE-së Peter Stano.
Serbia është i vetmi shtet i rajonit i cili nuk është përshtatur me qëndrimet e BE-së dhe nuk i ka vendosur sanksione Moskës.
