Ukrainë, sulmet ruse janë përqëndruar në pjesën lindore
Në rajonin e Luhanskut bombardimet janë shtuar ditët e fundit dhe janë grumbulluar më shumë forca ruse...

Në rajonin e Luhanskut bombardimet janë shtuar ditët e fundit dhe janë grumbulluar më shumë forca ruse, ka deklaruar guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai I cili ka kërkuar evakuimin e civilëve. Ai tha se rreth 30 për qind e banorëve mbeten ende në qytete dhe fshatra në të gjithë rajonin dhe u është kërkuar të evakuohen.
Ndërkohë mediat ndërkombëtare kanë njoftuar se Rusia e ka riorganizuar komandën e operacioneve të saj në Ukrainë, duke vendosur në krye të saj një gjeneral me përvojë të gjerë në operacionet luftarake në Siri. Komandanti i distriktit ushtarak jugor rus, gjenerali Alexander Dvornikov, tani drejton pushtimin në Ukrainë.
Dvornikov përshkruhet në mediat e huaja si një gjeneral brutal e si personi përgjegjës për masakrën në stacionin e trenit të Kramatorsk. 44 ditë nga fillimi i agresionit, është e qartë se Rusia ka hasur në vështirësi të mëdha për të arritur qëllimet e saj të luftës.Pasi dështoi të merrte kontrollin e qyteteve të mëdha si Kievi la pas vetes varreza masive dhe civil të vrarë rrugëve të qyteteve prej të cilave u largua.
Autorët e vrasjeve të civilëve në qytetin ukrainas Buça ishin fajtorë për krime lufte dhe duhet të mbahen përgjegjës, ka dekalruar kancelari gjerman, Olaf Scholz.
"Ne nuk mund të anashkalojmë se ky është një krim. Këto janë krime lufte që ne nuk do t'i pranojmë. Ata që e bënë këtë duhet të mbajnë përgjegjësi", ka deklarur kancelari gjeran.
Që kur trupat ruse u tërhoqën nga Buça javën e kaluar, zyrtarët ukrainas thonë se qindra civilë janë gjetur të vdekur. Nënkryetari i bashkisë së Buças tha se më shumë se 360 civilë u vranë dhe rreth 260-280 u varrosën në një varr masiv nga banorë të tjerë.
