Maqedoni
Radev: Në dialogun me RMV-në, Petkov tu përmbahet kushteve të Bullgarisë
09.04.2022 17:21
Presidenti bullgar Rumen Radev, ka paralajmëruar kryeministrin Kiril Petkov...

Presidenti bullgar Rumen Radev, ka paralajmëruar kryeministrin Kiril Petkov, që në dialogun me Shkupin t’i përmbahet deklaratës për kushtet e Sofjes.
Radev përsëriti qëndrimin se çështjet e hapura politike duhet të zgjidhen përpara se të bien dakord për fillimin e negociatave me BE-në.
“Qëndrimi i Bullgarisë në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bazohet në parime dhe rezultate të përcaktuara qartë, dhe jo në afate të përcaktuara nga jashtë. “Çdo devijim i qeverisë nga interesi kombëtar bullgar do të shkaktojë një krizë tjetër politike”, ka dekalruar presidenti Bullgar Rumen Radev.
