Maqedoni
Sela: Kushtetuta duhet të hapet, të hiqet 20% për gjuhën shqipe
09.04.2022 17:43
Kushtetuta e vendit duhet të hapet dhe të hiqen definicionet e përkohëshme...

Kushtetuta e vendit duhet të hapet dhe të hiqen definicionet e përkohëshme për shqiptarët duke nisur nga 20 përqindëshi që përdoret për gjuhën shqipe. Kështu deklaroi kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në debatin publik lidhur me Regjistrimin e popullsisë.
“Gjuha shqipe nuk mund të ejtë gjuha që e flasin 20% e popullatës që është e ndryshme nga maqedonishtja. Nga doli ky titull, gjuha shqipe është gjuhë shqipe dhe kjo e drejtë shqiptarëve u takon edhe me të drejtën historike, të autoktonisë po edhe me të drejtën numerike”, u shprehkryetari i ASh-së, Ziadin Sela.
Sela, nëse ska badenter ka parlament dy dhomësh
Sa u përket temave tjera si heqja e Badenterit siç propozon kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski, Sela tha se nëse ndonjë aktor politik ka ndonjë mekanizëm tjetër më efikas është i gatshëm ta bisedojë edhe këtë çështje, ndërsa ai propozon parlament dy dhomësh.
“Badenteri është mekanizëm dhe këtë duhet ta dijë i gjithë opinioni. Mekanizëm i cili ka për qëllim që të ndalë majorizimin ose mbivotimin e bashkësisë etnike e cila është më pak në numër. Tani, në qoftë se ndonjë aktor politik ka në mendje ndonjë mekanizëm tjetër që ndal majorizimin dhe që është më efikas se badinteri, po ne jemi të gatshëm që të bisedojmë. Biles ne kemi edhe propozim: Në qoftë se nuk ka badinter, ka parlament dy dhomash”, theksoi Sela.
Pjesëmarrësit në tribune e organizuar nga Aleanca për Shqiptarët njëherit ngritën dilemën lidhur me regjistrimin e mbi 130 mijë personave pa përkatësi etnike.
Poashtu pjesëmarrësit ngritën dilema nëse me regjistrimin e popullatës në rezidente dhe jo rezidente synohet përjashtimi i diasporës nga regjistrimi dhe zhvillimet politike në Maqedoni, pasi siç u pa numri më i madh i të regjistruarve në diasporë janë shqiptarë.
FITIM KRYEZIU
