Maqedoni

Mickovski, Brukseli ti bëjë presion Sofjes që të heq veton

09.04.2022 18:28

Brukseli duhet ti bëjë presion ndaj Sofjes që ta tërheqë veton ndaj Maqedonisë ka deklaruar kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski...

Brukseli duhet ti bëjë presion ndaj Sofjes që ta tërheqë veton ndaj Maqedonisë ka deklaruar kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski, sipas të cilit ky popull dëshmoi shumë herë në të kaluarën se ka vlera evropiane dhe se meriton t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE.
 
“Te unë ka optimizëm edhe për prill edhe për maj edhe për qershor, dhe kështu deri në dhjetor dhe ashtu vitin e ardhshëm. Gjithmonë ka optimizëm nëse me të vërtetë Brukseli dëshiron që Maqedonia t’i fillojë bisedimet”, theksoi Mickovski. 
 
Për VMRO-DPMNE-në është e papranueshme dhe nuk do të respektojë asnjë marrëveshje me Bullgarinë që do të lëndonte ndjenjat e popullit maqedonas, do ta mohonte ekzistencën e historisë, traditës dhe zakoneve të veçanta maqedonase dhe nëse nuk pasqyron dallimin mes popullit maqedonas dhe atij bullgar dhe luftën autentike të popullit maqedonas për shtetin e vet, deklaroi Mickovski.