Botë

Johnson takon Zelenskin në Kiev, premton bështetje financiare dhe ushtarake

09.04.2022 18:52

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka udhëtuar për në Kiev për të diskutuar me krerët e Ukrainës...

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka udhëtuar për në Kiev për të diskutuar me krerët e Ukrainës për ndihmën financiare dhe ushtarake.
 
Johnson u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky "në një shfaqje solidariteti me popullin ukrainas", tha një zëdhënës i Downing Street.
 
"Ata do të diskutojnë mbështetjen afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën dhe kryeministri do të përcaktojë një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake", thuhet në njoftimin e qeverisë britanike. Britania e Madhe deri më tani ka vendosur sanksione të rënda ndaj Rusisë.
 
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dekalruar se Ukraina është "ende e gatshme" për të vazhduar negociatat me Moskën, të cilat kanë ngecur që nga zbulimi i mizorive në Buça dhe zona të tjera pranë Kievit.
 
“Ukraina ka thënë gjithmonë se është e gatshme për negociata dhe kërkon çdo mënyrë për të ndaluar këtë luftë”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp me kancelarin austriak, Karl Nehammer, i cili vizitoi Buçan.
 
Zelenski tha se janë të gatshëm të luftojnë dhe “të shikojmë paralelisht për t'i dhënë fund kësaj lufte përmes diplomacisë".