Botë

Ndihen lëkundje tërmeti në Turqi

09.04.2022 20:03

Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka tronditur lindjen e Turqisë...

Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka tronditur lindjen e Turqisë.
 
Lëkundjet janë ndjerë në zonën e Malatyas, ku ka vetëm dëme materiale ndërsa njerëzit janë frikësuar dhe kanë dalë në rrugë të trembur.
 
Thellësia e tërmetit ishte 5 km.
 
Ndërkohë në rrjete sociale janë publikuar pamjet ku duken tronditjet që shkaktoi tërmeti.