Maqedoni
SAShK, të hënën do të ketë grevë të përgjithshme
10.04.2022 14:19
SAShK mbetet në qëndrimin se të hënën do të ketë grevë nga të punësuarve në çerdhe

SAShK mbetet në qëndrimin se të hënën do të ketë grevë nga të punësuarve në çerdhe, shkollat fillore dhe të mesme. Kryetari i SAShK-ut Jakim Nedelkov bëri të ditur se grevës do ti bashkangjiten edhe të punësuarit në konviktet e nxënësve dhe studentëve, si dhe në formë solidariteti edhe të punësuar në institucionet e arsimit të lartë përkatësisht fakultete.
“Greva do të mbahet me moskrerjen e detyrave në vendin e punës, apo më saktësisht, grevistët do të vendosen në hapsira të cilat do të dakordohen sëbashku me drejtorët e institucioneve dhe nuk do ti kryejnë aktivitetet e tyre edukativo arsimore dhe të përkujdesjes”, u shpreh kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedelkov.
Nedellkov thot se SAShK nuk po i mbyll shkollat dhe çerdhet por anëtarët e sajë nuk do ta kryejnë punën pasi do të jenë në grevë. Përgjegjësia për funksionimin minimal të institucionit e ka drejtori, përfshi edhe pranimin e fëmijëve që do të shkojnë në çerdhe, tha Nedellkov duke shtuar se askush nuk ka të drejtë ti detyrojë grevistët që të punojnë.
Arsova, padi penale ndaj drejtorëve që pengojnë grevën
Nga SAShK paralajmërojnë padi ndaj atyre që do të tentojnë ta pengojnë grevën.
“Dëshirojmë tu bëjm me dije drejtorëve të shkollave që të mos luajn me grevistët. Nëse ndonjë nga drejtorët apo persona të jashtëm do të tejntojnë ta pengojnë grevën, ndaj tyre do të parashtrohen padi adekuate penale deri te prokuroritë themelore, në përputhje me nenin 156 të kodit penal sipas të cilit për pengimin e të drejtës së grevës është apraparë dënim me para, ose dënim me burg deri në një vit”, theksoi përfaqësuesja juridike e SAShK-ut, Verica Arsova.
Nedellkov, apel te qeveria për vazhdimin e dialogut
Megjithse SAShK e ka kundërshtuar rregullativën ligjore të vitit 2014 për punësime të përkohëshme gjatë grevës, por Nedellkov tha se derisa egziston kjo zgjidhje ligjore, autoritetet të mos u bëjnë presion grevistëve por ta imlementojnë ligjin. Njëheritai Nedellkov apeloi te Qeveria për vazhdimin e dialogut reth kërkesës së tyre për rritje pagash.
“Tër javën nuk kishte bisedime, ndoshta për arsye tjera pasi një pjesë e përfaqësuesve të qeverisë nuk ishin në vend, por ajo është punë e tyre. Ne jemi këtu dhe vlerësoj se do të ishte jo serioze që edhe gatë ditës së nesërme ose më së voni deri të martën të mos thirren në grevën e përgjithshme që po ndodh në vend, që mund të shëndrrohet në grevë shum më të madhe masive, në aspekt të asajë që edhe sindikata tjera paralajmërojnë masa më radikale dhe futje edhe ata në grevë”, u shpreh kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedelkov.
SAShK kërkon rritje e pagës së muajit mars për 18,5 %, ndërsa deri në fund të vitit 2024 kërkohet që pagat e arsimtarëve të arrijë në 44 mijë denarë.
SAShK përkrahje për grevë ka marr edhe nga Konfederata e sidikatave të lira në vend, si dhe organizatat ndërkombëtare sindikale si Konfederata Evropiane e Sindikatave, por edhe sindikatat e vendeve fqinje përfshi sindikatat nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria dhe Turqia.
FLORIJE BELULI KAMBERI
