Maqedoni

MASh dhe MPPS, shkollat dhe çerdhet të hënën do të punojnë

10.04.2022 14:38

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thot se të hënën për kur është paralajmëruar greva e arsimtarëve...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thot se të hënën për kur është paralajmëruar greva e arsimtarëve, shkollat fillore dhe të mesme do të vazhdojnë të punojnë, gjegjësisht do të pranojnë nxënës dhe do të organizojnë procesin edukativo-arsimor.
 
“Rregullativat juridike në këtë fushë i mbrojnë interesat e nxënësve në përputhje me ligjin për shkollat fillore dhe të mesme, punën edukativo-arsimore duhet ta realizojnë gjatë tërë vitit mësimor. Nuk guxon të ketë ndërprerje vetëm në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme sikurse ekzistimi i gjendjes së krizës, gjegjësisht pandemisë, zjarreve, vërshimeve, ose fatkeqësive tjera natyrore për të cilat vendos Qeveria ku e rregullon mënyrën e organizimit dhe realizimin e mësimit deri në fund të vitit shkollor”, thonë nga MASh.
 
Sipas kësaj minsitrie drejtuesit e shkollave e kanë detyrimet ligjore që ta organizojnë procesin edukativo-arsimor. Edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thot se të gjitha institucionet parashkollore do të vazhdojnë punën e tyre për përkujdesin dhe edukimin e fëmijëve edhe gjatë grevës së paralajmëruar.
 
“Në pajtim me Konventën për të drejtat e fëmijës, dispozitat në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e drejtë e patjetërsueshme e fëmijëve t’u ofrohet përkujdes dhe edukim në institucionet parashkollore si një formë e mbrojtjes së fëmijëve. Sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, në institucionet parashkollore për fëmijë, kryerja e veprimtarisë së përkujdesit dhe edukimit të fëmijëve parashkollorë nuk guxon të ndërpritet përveç rasteve emergjente (fatkeqësi natyrore, epidemi etj.), për të cilat vendos themeluesi, paraprakisht me pëlqimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, por jo gjatë grevës”, potencojnë nga kjo Ministri, duke theksuar obligimin e institucioneve parashkollore që të sigurojnë përkujdes të papenguar dhe edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore.
 
FITIM KRYEZIU