Maqedoni

Kovaçevski apel arsimtarëve, mos e ndërpreni mësimimin dëmtohen nxënësit

10.04.2022 15:20

Kryemisnitri Dimitar Kovaçevski i ka ftuar arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme që ti vendosin interesat e nxënësve...

Kryemisnitri Dimitar Kovaçevski i ka ftuar arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme që ti vendosin interesat e nxënësve në plan të parë dhe të kujdesen që të mos prishet porcesi arsimor. Nxënësit duhet të jenë në shkolla, atje ku u takon. Pas mungesës së gjatë për shkak të pandemisë kjo është edhe obligim moral ndaj detyrave tuaja profesionale si arsimtarë dhe petagog, u drejtohet kryemisnitri Kovaçevski arsimtarëve duke i ftuar të vazhdojnë me mbajtjen e mësimit.
 
Qeveria mbetet e përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes për të gjitha çështjet që i kanë ngritur sindikatat thot kryemisnitri Kovaçevski në një intervistë për agjencinë MIA. Por ai thekson se nuk guxon të sillen disa masa që do të ndikonin negativisht në politikat fiskale dhe do të nxisin inflacion. 
 
“Sindikatat kërkojnë rritje edhe më të amdhe të rrogave. Ne normalisht që bisedojmë. Të gjitha vendimet deri tani u sollën nëpërmjet dialogut social me sindikatat, por duhet ti kemi parasyshë të gjitha aspektet e ekonomisë. N ejemi në komunikim të prëditshëm dhekoordinim javor me Bankën Popullore sepse nuk guxojmë të lejojmë që masa të caktuara që do të silleshin lidhur me politikën fiskale të ndikojnë negativisht në politikën monetare dh eta nxisin inflacionin. Ajo që mund të premtojmë është se qeveria do të mbetet e përkushtuar në zgjidhjen e të gjitha problemeve”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski. 
 
LSDM, disa herë i kemi rritur rrogat 
 
Ndërkohë nga LSDM kanë thënë se kur kjo parti është në pushtet rriten rrogat në të gjitha sektorët. 
 
“Në arsimin fillorë dhe të mesëm LSDM i ka rritur rrogat për mbi 21%. Nga viti 2016 rroga e të punësuarve në çerdhe është rritur për më shum se 16%, që mesatarisht do të thotë rritje prej 4300 denarë për kujdestaret deri në 5700 denarë për edukatoret”, theksoi Bogdanka Kuzeska nga LSDM. 
 
VMRO-DPMNE, mbështesim grevën e arsimtarëve
 
Ndërkohë VMPRO-ja opozitare mbështet grevën e arsimtarëve dhe kërkoi nga qeveria ti plotësojë kërkesat e tyre.
 
“VMRO-DPMNE i përkrahë të punësuarit në arsim në kërkesën dhe grevën e tyre. VMRO-DPMNE vlerëson se kërkesat etyre janë të arsyeshme. VMRO-DPMNE nuk pranon arsyetim nga qeveria se në buxhet nuk ka mjete”, u shpreh Vesna Janevska nga VMRO-DPMNE.  
 
ASh, mbështsim kërkesat e arsimtarëve 
 
Edhe Aleanca për Shqiptarët mbështet kërkesat e arsimtarëve për rritjen e rrogave. 
 
“Ne e mbështesim kërkesën për rritje ekujvalente të rrogave! Gjatë debatit parlamentarë për rrogën minimale, ne kishim propozim amandamente për rritjen e rrogave në mënyrë ekuivalente me rritjen e rrogës minimale, por si çdoherë shumica nuk i pranon amandamentet tona”, theksojnë nga Aleanca për Shqiptarët.  
 
FITIM KRYEZIU