Maqedoni

Mungesa e kuadrit profesional, Baush: Nevojiten reforma në arsim

10.04.2022 15:41

Regjistrimi i popullatës vuri në dukje një tjetër element shumë të rëndësishëm siç është ajo se popullata...

Regjistrimi i popullatës vuri në dukje një tjetër element shumë të rëndësishëm siç është ajo se popullata në vend po shkon duke u vjetëruar. Eksperti ekonomik Abil Baush thotë se kjo gjë skajshmërisht do të ndikojë edhe në tregun e punës, pasi nuk do të ketë zëvendësim të duhur. 
 
“Aty është një fakt shumë interesant se popullata është duke u vjetëruar, popullata shkon kah pleqëria, flas për tregun e punës, për punëtor të kualifikuar, dhe nga ana tjetër ajo masë 10 deri 18 vjet ka filluar të tkurret. Domethënë nuk kemi masë që do të mund ti zëvendësoj këta”, u shpreh eksperti ekonomik Abil Baush.
 
Përveç emigracionit të të rinjëve në vende evropiane, Baush potencon se shkas për mungesë të kuadir profesional është edhe sistemi arsimor. Sipas tij në vend nuk ka një sistem i duhur i cili do të kualifikojë kuadrot nëpër fusha të caktuara për të cilat ka nevojë tregu. 
 
“Kush janë këto faktor të cilët ndikojnë në këtë gjë? Një është edhe arsimi. Orientimi jo i duhur profesional, strategji jo e sakt për orientim profesional të punëtorëve të kualifikuar për në të ardhmen, një strategji nacionale të bëhet për këtë gjë. E dyta është edhe ikja e popullatës së re dhe të kualifikuar nga vendi ynë. Në gjithë kontinentin evropian ka nevojë për punëtorë të kualifikuar”, theksoi Baush.
 
Për tu ballafaquar me këtë fenomen, Baush tha se duhen bërë reforma në arsim, por edhe importimi i fuqisë punëtore nga jasht janë gjëra për të cilat duhet menduar. 
 
ERSAN PAJAZITI