Maqedoni

Tentimet për dëmtimin e procesit integrues të RMV-së, Musliu: Institucionet duhet të jenë më vigjilente

10.04.2022 16:02

Përpjekjet e individiëve për të dëmtuar procesin e bisedimeve mes Shkupit dhe Sofjes...

Përpjekjet e individiëve  për të dëmtuar procesin e bisedimeve mes Shkupit dhe Sofjes e që punojnë kundër evropianizimit të  Maqedonisë së Veriut, mund të sjellin dëme të konsiderueshme, thotë analisti politik Albert Musliut.
 
Thekson nevojën e angazhimit të institucioneve relevante  gjithpërfshirëve, që këta persona t’i largojnë dhe të mos lejojnë të jenë pjesë e fshehur në negociatat dypalëshe. Poashtu sipas tij, duhet të shtrëngohen edhe përfaqësitë diplomatike në të dy shtetet.
 
“Realisht varet prej personit dhe pozitës të cilën e mban. Dëmet mund të jenë shumë të mëdhaja. Gjithë kjo procedurë dhe tension ndërmjet dy shteteve filloi edhe pse paraprakisht kishte një marrëveshje. Normalisht nëse edhe pjesëmarrës tjerë të institucioneve janë sjellur në atë mënyrë në kontaktet e ndërsjella, edhe  ato mund ti ngrejnë tensionet. Kemi edhe diplomatë, nëse ato informatat e ndërsjella që i cojnë te shtetet  amë, janë tensionuese dhe shqetësuese, gjithsesi se edhe ato mund ta bëjnë të njëjtën punë”, u shpreh analisti politik Albert Musliu.
 
Ditë më parë, ministri i jashtëm Bujar Osmani deklaroi se ekzistojnë disa perosna që janë kundër zgjidhjes së mosmarrëveshjes maqedono- bullgare. Edhe kryeministri i Bullgarisë Petkov paraprakisht pati thënë se disa të punësuar në Agjencinë bullgare për siguri kombëtare, kanë punuar kundër ardhmërisë evropiane të Maqedonisë së Veriut, të cilët tashmë i ka larguar nga vendet e tyre të punës.
 
NERMIN MUALKU FEJZULLAHU