Maqedoni
Psikologu dhë ekspertët, kujdes me fëmijët për luftën në Ukrainë
10.04.2022 16:23
Në rrethana kur informacionet në internet janë jashtë kontrollit dhe fëmijët janë online pothuajse tër ditën...

Në rrethana kur informacionet në internet janë jashtë kontrollit dhe fëmijët janë online pothuajse tër ditën, ata lexojnë edhe për luftën në Ukrainë, ku shum here pëballen edhe me pamje të tmerrshme të vrasjes së civilëve, duke mos u kursyer as fëmijët.
Nesë e kemi parasyshëe dhe stresin e shkaktuar nga pandemia, është me të vërtetë e teprët për shëdnetin e tre thonë psikologët. Por ekspertët thonë se duhet pasur shum kujdes se si u shpjegohet çështja e luftës fëmijëve.
“Ukraina me Rusinë, sepse Rusia nuk dëshiron që NATO të jetë afër saj”, shprehet nxënësi.
“Rusia është më e madhe se Ukraina”, thekson nxënësi.
“Njerëzit vriten në luftë. Unë nuk dua luftë, kam frikë”, shprehet nxënësi.
Frika, pasiguria dhe ankthi i luftës në Ukrainë, që erdhi në vazhdën e viteve stresuese që solli pandemia dhe që po transmetohet përmes mediave dhe rrjeteve sociale, padyshim që shqetëson fëmijët. Ekspertët besojnë se tani që informacioni në internet është jashtë kontrollit dhe fëmijët janë online gjatë gjithë ditës, lufta nuk duhet të jetë një temë tabu.
“Tani nëse shtojmë stresin për Covid-in dhe ky stres është me të vërtetë i tepërt për shëndetin e tyre që e dimë se është në zhvillim e sipër. Fëmijëve u duhet thënë e vërteta. Shumë reale të thuash të vërtetën në mënyrën e duhur. Përgatitni mësuesit paraprakisht për ta paraqitur atë në varësi të moshës së fëmijëve. Nuk duhet të lejojmë që fëmijët ta shohin ose dëgjojnë ose të lihen jashtë, dhe mami, babi ose edukatorja shikojnë vazhdimisht lajmet, diçka po ndodh vazhdimisht dhe ju e dini se çfarë mund të jetë lajmi”, thekson psikologu Krste Maljanovski.
Prindërit dhe mësuesit janë ata që duhet të flasin për luftën në një mënyrë që fëmijët të kuptojnë, t'u shpjegojnë atyre se çfarë ndodh realisht me shembuj të thjeshtë rreth tyre, pa i rënduar mendërisht.
“Duhet pasur kujdes se si u shpjegohet kjo. Nëse flasim për informimin apo njohjen e fëmijëve me luftën, kjo duhet të jetë në një mënyrë më të butë dhe më të vetëdijshme. Mendoj se fëmijët në shtëpi apo në shkollë është mirë të merren me lexim, vizatim dhe lojëra të ndryshme. Por vëmendja e fëmijës nuk duhet të përqendrohet shumë te lufta”, u shpreh Blerim Sinani ekspert i sigurisë.
Duhet të kenë kujdes edhe mediat, thotë ish-gazetari Todor Stojçevski. Sipas tij, gazetarët kur përpunojnë një tekst duhet të vihen gjithmonë në rolin e një prindi që komunikon me fëmijën e tyre, për të shmangur ndjesitë e panevojshme dhe për të menduar se ndiqen edhe nga publiku më i ri që duhet të ndihet i sigurt. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për konflikte të armatosura.
“Edhe gazetarët janë njerëz. Dhe ata janë prindër. Sa herë që shkruajnë një tekst kur trajtojnë një temë të caktuar, ata duhet ta vendosin veten në rolin e një prindi që flet me fëmijët e tij. Fjalë për fjalë, nëse ai gazetar dëshiron t'u përcjellë fëmijëve të tij informacion se lufta është një gjë e mirë, atëherë ata do ta shkruaja atë në tekst. Fatkeqësisht, gazetarët tanë nuk i kushtojnë vëmendje kësaj. Duhet moral, etikë dhe mbi të gjitha arsye kur trajtohen tema kaq të vështira. Megjithatë askush nuk dëshiron luftë”, theksoi ish gazetari Todor Stojçevski.
Ekspertët këshillojnë që në asnjë rast stresi i të rriturve të mos kalohet tek fëmijët. Por sigurisht atyre u duhet shpjeguar se çfarë po ndodh, tw kujdesemi që ata tw ndihen të sigurt në çdo kohë dhe për t'u mësuar se në çdo situatë, alternativa më e mirë për botën është paqja.
SANIJE DURAKU
