Maqedoni
Mavrovë, filloi sezoni i skijimit
02.01.2015 17:57
Në prani të shumë turistëve dhe dashamirëve të sporteve të dimrit, sot në mënyrë ceremoniale u bë hapja e sezonit të skijimit në Mavrovë...

Reshjet intensive kanë kontribuar që trashësia e borës të arrijë mbi 80 centimetra, e cila sot ka mundësuar kushte maksimale për skijim dhe rekreacion.
Nga Drejtoria e Qendrës për Skijim “Zare Llazarevski”, paralajmërojnë shumë oferta të volitshme për turistët, si dhe organizim të shumë ngjarjeve në këtë sezon.
“Duam që Mavrovën ta bëjmë një vend ku njerëzit do të vijnë dhe do të ndihen me të vërtetë mirë. Risi për këtë vit është që për të gjithë fëmijët nga mosha 4 deri më 12 vjeç, që do të vendosen në hotelet “Bistra” dhe “Lloç”, do të kenë të siguruar instruktorë për skijim, si dhe pajisje falas për skijim”- deklaroi drejtori i Qendrës për Skijim “Zare Llazarevski”–Mavrovë, Ognjen Cigovski.
Nga Pushteti Lokal thonë se janë të përgatitur për të mirëpritur të gjithë turistët, si dhe t’u sigurojnë kushte maksimale për skijim dhe argëtim.
“Në bashkëpunim me Ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë”, janë të kalueshme të gjitha rrugët, sidomos në rajonin e Mavrovës, por gjithashtu punojmë edhe për të mirëmbajtur të njëjtat rrugë, pra besoj se do të kemi një sezon të shkëlqyer turistik”- tha kryetari i Komunës Mavrovë-Rostushë, Mukrem Mehmedi.
Natyra e bukur, ofertat e volitshme të hoteleve, kushtet perfekte për skijim janë disa nga gjërat që sigurojnë argëtim dhe kënaqësi këtë vit në Mavrovë.
