Maqedoni

Kovid 19, 7 të vdekur 142 të infektuar 105 të shëruar

10.04.2022 17:05

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 142 të infektuar me kovid 19 nga 2.046 të testuar...

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 142 të infektuar me kovid 19 nga 2.046 të testuar bën të ditur minsitria e shëndetësisë. 
 
Poashtu janë regjsitruar edhe 7 të vdekur, 4 prej të cilëve në 24 orët e fundit ndërsa 3 të tjerë janë njoftuar nga Termini Im të cilët kanë vdekur prej 16 deri më 19 mars.
 
Autoritetet shëndetësore njoftojnë edhe për 105 të shëruar. Numri i rasteve aktive në vend aktualisht është 1.381 të infektuar me kovid 19.