Maqedoni

Parashikimi i motit

11.04.2022 09:04

Rrikthehet moti i qëndrueshëm në vendin tonë për gjatë gjithë ditës

Rrikthehet moti i qëndrueshëm në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, ku në orët e para të ditës do të kemi alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi verior.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3°C deri në 8°C, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 10°C deri në 16°C.
 
Në Shkup moti do të jetë i ngjajshëm me erë të kohëpaskohshme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 14°C. 
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell.