Maqedoni
Shkup, sanksionohen 249 shofer, 60 për shpejtësi tej normave të lejuara
11.04.2022 09:26
Janë sanksionuar 249 shoferë në kontrollin e djeshëm në territorin e qytetit të Shkupit....

Janë sanksionuar 249 shoferë në kontrollin e djeshëm në territorin e qytetit të Shkupit, prej të cilëve 60 për tejkalim të shpejtësisë, 44 nën ndikim të alkoolit, ndërsa 31 për drejtim të automjetit pa patent shoferi, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Poashtu janë shqiptuar edhe 8 gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, 5 sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur (semafori i kuq), 8 masa për automjete të paregjistruara, 3 sanksione për kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë dhe 8 masa për drejtues fillestar.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
