Maqedoni

Integrimi i RMV-së dhe Shqipërisë, “Euractiv”: Be do t’u japë dritë jeshile në qershor

11.04.2022 10:45

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marrin dritën jeshile nga BE në muajin qershor...

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marrin dritën jeshile nga BE në muajin qershor. Kështu shkruan media “Euractiv” referuar burimeve të saj.
 
Megjithatë sipas artikullit, Shqipëria mund të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia e Veriut, nëse Bullgaria do të vazhdojë qëndrimin e saj bllokues.
 
“Teksa  të dyja vendet kanë përmbushur kërkesat në letër, Bullgaria ka vënë veton ndaj RMV-së për çështjet historike dhe të të drejtave të njeriut.”, shkruan “Euractiv”.
 
“Shqipëria nuk mund të presë më që dy fqinjët të zgjidhin zënkën e tyre. Kursi ynë në atë drejtim do të ndryshojë plotësisht.”, tha kryeministri shqiptar Edi Rama javën e kaluar.
 
Serbia dhe Mali i Zi janë në krye nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Por procesi i pranimit të Malit të Zi ka shtagnuar disi dhe, edhe pse Serbia vazhdon të hapë kapituj, nuk ka vullnet të vërtetë politik për t’u bashkuar me BE.
 
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në radhë, në pritje për të nisur zyrtarisht bisedimet, ndërsa Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë marrë ende statusin e kandidatit.”, thuhet më tej në artikull.