Maqedoni
SASHK-u nuk tërhiqet, nisi greva në çerdhe dhe shkolla
11.04.2022 11:01
Çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme nga sot janë në grevën e paralajmëruar nga SASHK-u...

Çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme nga sot janë në grevën e paralajmëruar nga SASHK-u, pasi Qeveria nuk iu përgjigj kërkesës së tyre në lidhje me rritjen e pagës.
SASHK kërkoi harmonizimin e pagave në kontratën kolektive ku bazë për llogaritjen e pagës do të jetë paga minimale kombëtare prej 18 mijë denarësh. Vetëm në këtë mënyrë do të shmanget barazuesi, që po rritet gjithnjë e më shumë vitet e fundit teksa të punësuarit me detyra dhe kompleksitete të ndryshme të punës, po marrin të njëjtën pagë, arsyetojnë kërkesën nga SASHK.
Sindikata e arsimit thotë se grevistët janë në ambientet e shkollave, thjesht nuk po bëjnë punën e tyre. Ata do të qëndrojnë brenda ambioenteve të punës aq kohë sa iu zgjat orari ditor i mësimit. Kopshtet ndërkohë po pranojnë ata fëmijë të cilët prindërit kanë qenë të detyruar t’i sjellin edhe përkundër grevës.
Nga SASHK thonë se i takon drejtorit të planifikojë dhe zbatojë punën e organizatës, por sipas tyre, është e pamundur në kushte të tilla të punësohen punëtorë të tjerë që do të kujdeseshin për fëmijët në kopshte dhe shkolla gjatë kohëzgjatjes së grevës.
