Maqedoni
Tre vjet burg për shoferinqë përplasi për vdekje 24 vjeçaren në Shkup
11.04.2022 11:20
Me tre vite burg u dënua Jordan Gjorgiev i akuzuar për aksidentin automobilistik në “City Mall"...

Me tre vite burg dhe po aq vite ndalesë për të drejtuar makin është dënua Jordan Gjorgiev i akuzuar për aksidentin anë “City Mall” ku jetën e humbi 24-vjeçarja nga Radovishi, Viktorija Nikolova. Gjyqtarja Ljubinka Basevska gjatë shpalljes së aktgjykimit shprehu ngushëllime të thella për familjarët e viktimës të cilët nuk ishin personalisht të pranishëm në caktimin e dënimit.
“Këshilli patjetër ti vlersonte edhe rethanat lehtësuese siç është pranim I fajita nga I akuzuari, pendimin e shprehur, se bëhet fjalë për një person të ri 23-vjeç.”, u shpreh gjyqtarja Ljubinka Basevska.
Pala mbërojtëse kërkoi paraburgim shtëpiak, por këshilli vendosi që deri në vendimin e plotëfuqishëm i akuzuari të qëndroj prapa grilave.
Mbrojtaja e Gjorgievit e kënaqur nga vendimi I gjykatës.
“Në dënimi prej tre viteve nuk do të ankohemi, por do ankohemi në vendimin për paraburgim sepse ne kërkonim paraburgim shtëpiak që në drejtësi është paraburgim I cili kufizon...”, tha avokati i të akuzuarit, Dushko Jankoviq.
Prindërit e viktimës than se janë të trishtuar nga vendimi I Shkallës së parë. Ndërsa avokati paralajmeroi se do të ankohen në gjykatën e apelit.
“Nuk kamë fjalë jamë I trishtuar ky shtet dhe nga ky gjyqësor. Prandaj dhe kaq shumë besim kanë qytetarët te gjyqësori. 0 besueshmëri.”, u shpreh babai i viktimës.
“Një dënim i tillë prej tre vjetësh për një akt të tillë me pasoja fatale është shumë joserioz për një akt shumë të rëndë. Menjëherë në konsultim me Prokurorinë Publike kemi njoftuar se kundër këtij aktgjykimi do të ankimojmë dhe shpresojmë që Gjykata e Apelit të jetë shumë më serioze në lidhje me ankesën. Duke vepruar kështu, ne lejojmë që të gjithë ne të jemi viktima të aksidenteve të trafikut në baza ditore. Kjo duhet të ndalet menjëherë.”, tha Vlladimir Mihajlloviç, avokat i familjes së viktimës.
Aksidenti në të cilin humbi jetën 24-vjeçarja Viktorija Nikolova dhe u plagos i dashuri i saj Leonid Daov ka ndodhur më 20 janar në kryqëzimin pranë “City Mall”. Shoferi me një shpejtësi prej 67.3 km në orë, që është për 17.3 km më shumë se maksimumi i lejuar, ka goditur dy këmbësorët që po kalonin rrugën. Sipas aktakuzës, shoferi nuk i ka kushtuar vëmendje faktit që semaforët janë fikur, andaj edhe pse ka qenë i obliguar, nuk ju ka dhën përparsi këmbësorëve.
SANIJE DURAKU
