Botë
Zelenksy: Ne jemi gjallë, edhe pse duan të na shkatërrojnë
11.04.2022 11:44
Afrimi i Ballkanit Perendimor në BE është kërkesë e shtuar së fundmi nga frika e unionit....

Afrimi i Ballkanit Perendimor në BE është kërkesë e shtuar së fundmi nga frika e unionit prej situatës në Ukrainë ku lufta vazhdon e ashpër.
Që nga fillimi i pushtimit të Rusisë, sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, në Ukrainë janë vrarë 1,793 civilë dhe 2,439 janë plagosur, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në fjalimin e tij drejtuar populit mbrëmë, se kaloi një javë tjetër që Ukraina është gjallë, pavarësisht përpjekjeve të rusëve për ta shkatërruar. “Ne jemi duke luftuar. Ne jemi duke u mbrojtur”, tha Zelenksy. Ai shtoi se nga frika e humbjes, Rusia do të vijojë me sulme të forta në lindje të Ukrainës. Shtetet e Bashkuara ndërkohë janë të angazhuara t’i ofrojnë Ukrainës “armët që i duhen” për t’u mbrojtur nga Rusia”.
Këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, tha se administrata e presidentit Biden do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë për të frenuar përparimin e Rusisë dhe sulmet ndaj civilëve, që Uashingtoni i ka etiketuar si krime lufte.Moska ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte e bëra nga Ukraina dhe vendet perëndimore. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar 1.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë që kur Rusia nisi agresionin e saj më 24 shkurt.
