Maqedoni

Lajçak: Ballkani Perëndimor në BE, më urgjent se kurrë

11.04.2022 12:00

Emisari special i BE-së Miroslav Lajçak thotë se hyrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian...

Emisari special i BE-së Miroslav Lajçak thotë se hyrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian tash është më urgjente se kurrë më parë.
 
“Për Ballkanin Perëndimor, rruga është e qartë dhe ajo çon drejt BE-së. Tani është më urgjente se kurrë për ta bërë atë realitet. Kjo është ajo që theksova në dy panele dhe gjatë të gjitha takimeve dhe diskutimeve të mia me liderë politikë nga rajoni dhe më gjerë, partnerë dhe miq”, ka shkruar diplomati sllovak në Twitter.