Botë

Ferrero pezullon operacionet në Belgjikë, tërhiqen të gjitha llojet e produktit “Kinder” edhe nga tregu i RMV-së

11.04.2022 12:47

Kompania Ferrero po pezullon operacionet në fabrikën e saj në Arlon (Belgjikë) në kontekstin e hetimeve të vazhdueshme...

Kompania Ferrero po pezullon operacionet në fabrikën e saj në Arlon (Belgjikë) në kontekstin e hetimeve të vazhdueshme të salmonelës që po zhvillohen në bashkëpunim me autoritetet e sigurisë ushqimore,
 
“Me efekt të menjëhershëm, i gjithë prodhimi i Kinder Mini Mix Peluche T133g, Kinder Surprise Maxi 100g dhe Kinder Schokobons të prodhuara në Arlon po tërhiqet. Ferrero pranon se kishte joefikasitet të brendshëm, duke krijuar vonesa në marrjen dhe shkëmbimin e informacionit në kohën e duhur. Kjo ndikoi në shpejtësinë dhe efektivitetin e hetimeve. Fabrika do të rihapet vetëm pasi të vërtetohet nga autoritetet. Kjo ngjarje serioze shkon në thelb të asaj që ne mbrojmë dhe ne do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm për të ruajtur besimin dhe besimin e plotë të konsumatorëve tanë,” mbyll njoftimin Ferrero.
 
Edhe “Atlantic Trade Skopje Sh.P.K Shkup” njofton se si distributor i gamës së kompanisë “Ferrero” në vend, zgjeron tërheqjen nga tregu të gjithë prodhimit të “Kinder Chocobones”, “Kinder Surprise Maxi 100g” dhe “Kinder Mini Mix Peluche”.
 
“Si distributor i përgjegjshëm, marrim të gjitha hapat e nevojshëm për të ruajtur besimin e plotë nga klientët dhe për të vepruar në tërheqjen e shpejtë të produkteve të listuara nga tregu. Kërkojmë nga konsumatorët nëse tashmë kanë ndonjë nga produktet e mësipërme, të mos e konsumojnë atë. Ata mund ta kthejnë atë në pikën e shitjes ku e kanë blerë, si dhe të kontaktojnë ekipin e kujdesit ndaj konsumatorit në [email protected]”, thuhet në deklaratë.