Botë

Turqia do iu hapë linjë ajrore më vete turistëve rusë

11.04.2022 13:02

Autoritetet turke po planifikojnë që të krijojnë një linjë ajrore të posaçme për të transportuar turistët rusë në resortet turke....

Autoritetet turke po planifikojnë që të krijojnë një linjë ajrore të posaçme për të transportuar turistët rusë në resortet turke.
 
“Përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës ka hapur probleme në sektorin e turizmit në Turqi, pasi të dy tregjet janë shumë të rëndësishme për biznesin. Linja e re ajrore do të kryejë fluturime nga qytetet ruse drejtpërdrejt në Antalia, në bregun mesdhetar të Turqisë. Falë kësaj linjeje, do të jetë e mundur tërheqja e miliona turistëve rusë.”, raporton gazeta turke “Sabah”.
 
Përveç linjave të posaçme, kompania “Turkish Airlines” raportohet të ketë rënë dakord me agjencitë turistike ruse për rezervimin e “blloqeve” të vendeve kushtuar turistëve rusë në fluturimet e tyre.
Prej disa vitesh turistët rusë kanë mbajtur rekord sa i përket numrit të turistëve të huaj që kanë vizituar Turqinë. Në vitin 2021, 4,7 milionë rusë vizituan vendin pavarësisht pandemisë. Para nisjes së luftës, parashikimet e autoriteteve turke ishin për futjen në vend të rreth 7 milionë turistëve rusë gjatë këtij viti.