Ekonomi
Mizo: presim të paktën 12.500 vende të reja pune
02.01.2015 18:11
Është shumë e rëndësishme që kompanitë e huaja të investojnë në kapitalin e tyre jashtë kryeqytetit...

Është shumë e rëndësishme që kompanitë e huaja të investojnë në kapitalin e tyre jashtë kryeqytetit, ngase në këtë mënyrë do të mundësohet realizimi dhe qëllimi i Qeverisë së Maqedonisë për zhvillim ekonomik në të gjithë territorin e vendit tonë.
Kështu u shpreh drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjiko-industriale, Viktor Mizo, duke shtuar se hapja e vendeve të punës është më e nevojshme në qytetet e vogla.
“Një pjesë më e madhe e këtyre investimeve do të realizohen jashtë kryeqytetit. Krijimi i njëmijë vendeve të punës në një qytet më të vogël është më e nevojshme se hapja e të njëjtave në qytetin e Shkupit”- deklaroi drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Zeknologjiko-industriale, Viktor Mizo.
Sipas Mirzos, vitin e kaluar 13 kompani të huaja kanë sjellë vendim për investime në zonat ekonomike, me çka do të hapen rreth 12.500 vende të reja të punës.
“Ky numër do të rritet edhe më shumë gjatë vitit të ardhshëm, duke u bazuar vetëm nga paralajmërimet e kompanive që tanimë kanë investuar në Maqedoni. Të dhënat e tyre tregojnë se do të ketë rritje nga 10 deri në 15 %”- tha Mizo.
Kompanitë në zonat e lira ekonomike në këtë moment punësojnë rreth 3500 persona.
Pritet edhe më tepër kompani që të marrin vendim për investime të reja, emrat e të cilëve do të bëhen të njohur pas një muaji, thotë drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Zeknologjiko-industriale, Viktor Mizo.
BESIM ABDULLAI
